Lajmet

📢 NJOFTIM PËR ORARIN E NDESHJES
📢 NJOFTIM PËR ORARIN E NDESHJES Njoftojmë të gjithë tifozët dhe dashamirët e futbollit se ndeshja ndërmjet FC Bashkimi 1947 Kumanovë dhe KF Shkëndija 77 Haraçinë, në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, do të zhvillohet sipas këtij orari: 📅 Data: 28.10.2026 (E mërkurë) ⏰ Ora: 13:30 📍 Vendi: Kumanovë Ftojmë të gjithë tifozët tanë ta kenë parasysh orarin e ndeshjes dhe të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën. KF Shkëndija 77 Haraçinë 🔴⚫
Lexo më shumë
REAGIM PUBLIK DREJTUAR FEDERATËS SË FUTBOLLIT TË MAQEDONISË
KF Shkëndija e Haraçinës kërkon nga Federata e Futbollit të Maqedonisë të hetojë sjelljen e gjyqtarit Vllatko Ilioski gjatë ndeshjes kundër Struga Trim&Lum. Në minutën e 88-të, sipas deklaratës së kapitenit tonë, Besir Demiri, gjyqtari Ilioski i është drejtuar atij me fjalët „Мајмун неписмен“ (Majmun analfabet). Konsiderojmë se një gjuhë e tillë është e papranueshme për një gjyqtar futbolli dhe ngre dyshime serioze edhe për fyerje me konotacion racist, veçanërisht duke pasur parasysh se në fushë ishin edhe dy futbollistë me ngjyrë të ekipit kundërshtar. Pikërisht ky incident shkaktoi tensione edhe pas përfundimit të ndeshjes, të cilat mund të ishin shmangur nëse gjyqtari do të kishte ruajtur profesionalizmin dhe respektin ndaj futbollistëve. Kapiteni ynë ka dorëzuar deklaratë zyrtare te delegati i ndeshjes, duke theksuar se ekzistojnë edhe dëshmitarë të incidentit. Kërkojmë nga FFM që të publikojë audio-incizimin e minutës së 88-të, të hetojë rastin dhe të ndërmarrë masa përkatëse nëse konfirmohen këto pretendime. Gjyqtarët janë aty për të ndarë drejtësinë në fushë, jo për të fyer dhe provokuar futbollistët. KF SHKËNDIJA 77 – HARAÇINË
Lexo më shumë
🏆 KUPA E MAQEDONISË – 1/8 E FINALES KF Shkëndija 77 përballet me KF Bashkimin! 🔴⚫
Pas shortit të hedhur për Kupën e Maqedonisë, KF Shkëndija 77 ka mësuar kundërshtarin e radhës në kuadër të 1/8 së finales, ku do të përballet me KF Bashkimin. Kuqezinjtë tanë do të synojnë një paraqitje sa më të mirë dhe kualifikimin në çerekfinale të këtij kompeticioni. Detajet rreth datës, orarit dhe vendit të zhvillimit të ndeshjes do të publikohen në vijim. Forca Shkëndija! 🔴⚫
Lexo më shumë
Shkëndija e Haraçinës 77 gati për duelin kuqezi ndaj Shkëndijës së Tetovës – Klubi apelon për disiplinë dhe qetësi në tribuna
Lexo më shumë
Shkëndija 77 mirëpret iniciativat e reja të Federatës për zhvillimin e futbollit vendor
Lexo më shumë
Nuhija: Shkëndija e Haraçinës gjithmonë synon tri pikët
Lexo më shumë
Le të jetë sezoni i bashkimit dhe i ngritjes së kulturës sportive
Lexo më shumë
Shkëndija zhvillon testin e fundit para nisjes së kampionatit
Lexo më shumë
Shkëndija e Haraçinës e mirëpret vendimin e FFM-së dhe është gati për fillimin e sezonit
Lexo më shumë
Ftesë për tifozët: Ejani në prezantimin zyrtar të ekipit të Shkëndijës
Lexo më shumëShkëndija nis ciklin e ndeshjeve kontrolluese, të shtunën përballet me Arsimin
Ekipi i parë i KF Shkëndija Haraçinë 77 luan të shtunën në orën 17:00 në Gostivar ndeshjen e parë kontrolluese ndaj KF Arsimit.
Lexo më shumëShkëndija Haraçinë dhe Albarsa bashkojnë forcat për zhvillimin e talenteve të rinj
Akademia e FC Shkëndija Haraçinë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shkollën e Futbollit Albarsa për zhvillimin e futbollistëve të rinj.
Lexo më shumë