Lajmet
Klub

Shkëndija e Haraçinës e mirëpret vendimin e FFM-së dhe është gati për fillimin e sezonit

Shkëndija e mirëpret vendimin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë që ndeshjet e xhiros së parë të sezonit 2026/27 të zhvillohen sipas kalendarit të përcaktuar. Klubi ynë është plotësisht i gatshëm për fillimin e sezonit të ri dhe me seriozitet maksimal po përgatitet për sfidat që e presin. Të gjitha ekipeve pjesëmarrëse në Ligën e Parë u dëshirojmë shumë sukses, shëndet dhe një sezon me futboll cilësor, korrektësi sportive dhe rivalitet të drejtë në fushë. Shpresojmë që sezoni i ri të sjellë ndeshje të bukura, tribuna të mbushura dhe momente që do t’i kënaqin të gjithë tifozët e futbollit. Shkëndija është gati. Le të fillojë sezoni!