EST. 1995

ÇLIRIMTARËT

Tifozët kanë qenë gjithmonë një pjesë e pandashme e identitetit të FC Shkëndija Haraçinë. Gjatë viteve ’90 ishte aktiv grupi "Shqiponjat", i njohur për përkrahjen e zjarrtë ndaj klubit. Pas konfliktit të vitit 2001 dhe ndërprerjes së aktivitetit të klubit, Shkëndija u riorganizua dhe rifilloi rrugëtimin nga Liga e Katërt. Bashkë me rikthimin e klubit u formua edhe tifo-grupi "Çlirimtarët", i cili vazhdon të jetë zemra e tribunës kuqezi.

Koreografi

Koreografitë e Çlirimtarëve kanë kthyer stadiumin e Haraçinës në një det kuqezi, duke krijuar momente të paharrueshme për klubin dhe komunitetin.

Atmosfera

Sot Çlirimtarët konsiderohen lojtari i 12-të i Shkëndijës — një forcë e rëndësishme që motivon ekipin në çdo ndeshje, brenda dhe jashtë fushës.

Foto