Lajmet
Njoftime

Ftesë për tifozët: Ejani në prezantimin zyrtar të ekipit të Shkëndijës

KF Shkëndija Haraçinë 77 ka kënaqësinë të njoftojë se më 15 korrik 2026 (e mërkurë), me fillim në ora 20:30, para Komunës së Haraçinës, do të organizohet Prezantimi Zyrtar i Ekipit për sezonin garues 2026/27. Ky event shënon fillimin e një kapitulli të ri për klubin, ku para tifozëve dhe qytetarëve do të prezantohen futbollistët dhe stafi teknik që do të mbrojnë ngjyrat kuqezi gjatë sezonit të ardhshëm. Në një atmosferë festive dhe sportive, të pranishmit do të kenë mundësinë të njihen nga afër me ekipin, të ndajnë emocionet e fillimit të sezonit dhe të tregojnë edhe një herë mbështetjen e tyre për Shkëndijën. Klubi fton të gjithë banorët e Haraçinës, tifozët, ish-futbollistët, sportdashësit dhe të gjithë dashamirët e futbollit të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë. Data:15 korrik 2026 (e mërkurë) Ora: 20:30 Vendi:Para Komunës së Haraçinës Ejani ta nisim së bashku sezonin e ri! ❤️🖤