Lajmet
Klub

Shkëndija zhvillon testin e fundit para nisjes së kampionatit

KF Shkëndija Haraçinë do ta zhvillojë të shtunën ndeshjen e fundit kontrolluese para fillimit të sezonit të ri në kampionatin vendor. Skuadra kuqezi do të përballet me KF Lepencin në Kaçanik, ndërsa ndeshja do të nisë në orën 17:30. Ky takim do të shërbejë si testi i fundit për ekipin dhe stafin teknik, për të vlerësuar formën e futbollistëve dhe për të bërë përgatitjet përfundimtare para ndeshjeve zyrtare. Pas një periudhe intensive përgatitore, Shkëndija synon që edhe në këtë përballje të paraqitet në nivel të lartë dhe të hyjë sa më e përgatitur në sezonin e ri.