Klub
Shkëndija nis ciklin e ndeshjeve kontrolluese, të shtunën përballet me Arsimin
Ekipi i parë i KF Shkëndija Haraçinë 77 luan të shtunën në orën 17:00 në Gostivar ndeshjen e parë kontrolluese ndaj KF Arsimit.
Ekipi i parë i KF Shkëndija Haraçinë 77 do ta zhvillojë të shtunën ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri 2026/27.
Kuqezinjtë do të përballen me KF Arsimi në një test të rëndësishëm për stafin teknik, i cili do të ketë mundësinë të vlerësojë gjendjen e ekipit pas javëve të para të përgatitjeve verore.
Ndeshja do të zhvillohet në Gostivar, me fillim në ora 17:00.
Ky do të jetë testi i parë për Shkëndijën në prag të sezonit historik në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa pritet që trajnerët të aktivizojnë një numër të madh futbollistësh për të testuar formën dhe për të ndërtuar ekipin për sfidat që e presin klubin në elitën e futbollit vendor.
Shihemi në Gostivar!
KF Arsimi – KF Shkëndija Haraçinë 77
📍 Gostivar
🗓️ E shtunë
🕔 17:00
